Ndërlidhjet

Kerry hap bisedimet për fushatën anti-IS


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, dhe homologët rajonalë kanë nisur bisedimet në Arabinë Saudite për formimin e një koalicioni, që do të mbështeste fushatën kundër xhihadistëve të Shtetit Islamik (IS) në Siri dhe Irak.

Përveç Arabisë Saudite, në takim janë duke marrë pjesë edhe pesë anëtarë të tjerë të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit – Bahrejni, Kuvajti, Omani, Katari dhe Emiratet e Bashkuara Arabe – ashtu si edhe Egjipti, Iraku, Jordania, Libani dhe Turqia.

Kerry ka thënë se bisedimet janë “shumë të rëndësishme”.

Takimi vjen një ditë pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka premtuar një fushatë “të pamëshirshme” kundër militantëve që tashmë kontrollojnë pjesë të mëdha të territorit në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG