Ndërlidhjet

Rusia paralajmëron kundër “aktit të agresionit” në Siri


Rebelët në Siri
Rebelët në Siri

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri, pa mandat nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, do të ishin akt i agresionit.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë në fjalimin e tij kombëtar më 10 shtator se ai është i gatshëm të sulmojë Shtetin Islamik në Siri dhe Irak, në kuadër të një fushate më të intensifikuar për të degraduar dhe shkatërruar grupin militant.

Duke folur në Moskë, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme ruse, Aleksandr Lukashevich, ka thënë se “ky hap, në mungesë të një vendimi nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së, do të ishte akt i agresionit dhe shkelje e madhe e ligjit ndërkombëtar”.

XS
SM
MD
LG