Ndërlidhjet

Liberia në luftë me Ebolën


Gjatë bartjes së një të sëmuri me Ebola
Gjatë bartjes së një të sëmuri me Ebola

Kryeqytetit të Liberisë, i duhen edhe qindra shtretër të tjerë, që të mund të trajtojnë pacientët e infektuar me Ebola, që po qëndrojnë të izoluar, ka njoftuar një zyrtarë shtetërorë sot.

Ai ka thënë se vendi i tyre është në luftë me këtë sëmundje, e cila ka marrë jetën e mirëja njerëzve në Afrikën perëndimore.

Liberia është vendi më i goditur nga botë, nga Ebola e cila ka infektuar më shumë se 4,200 persona vetëm në Afrikën perëndimore.

Qendrat për trajtimin e Ebolës janë përplotë në Liberi, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të mund të ketë mijëra të tjerë të infektuar.

Vetëm kryeqyteti i Liberisë, Monrovia, ka nevojë për furnizim edhe të mbi 1,000 shtretërve, për shkak numrit të lartë të të infektuarve me Ebola në qendrat trajtuese, ka thënë të enjtën, Lewis Brown, ministër i Informacionit.

XS
SM
MD
LG