Ndërlidhjet

Kirgizia ndalon një person që donte t’i bashkohej IS


Ilustrim
Ilustrim

Autoritetet në Kirgizi kanë ndaluar një shtetas nga Taxhikistani, me arsyen se ai person kishte për qëllim t’u bashkohej militantëve të Shtetit Islamik në territorin palestinez.

Policia në jug të Kirgizisë ka thënë për Radion Evropa e Lirë se Komil Rahmatov, 45-vjeçar, nga Taxhikistani, është ndaluar në aeroportin ndërkombëtar për rreth 30 minuta dhe më pas është kthyer për në Stamboll.

Zëdhënësi i policisë, Zamir Sydykov, ka thënë se Rahmatov e ka pranuar për policinë se kishte për qëllim që të shkonte dhe të ‘ndihmonte vëllezërit myslimanë’.

XS
SM
MD
LG