Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Partia proruse nuk merr pjesë në zgjedhje


Parlamenti i Ukrainës gjatë një debati

Parlamenti i Ukrainës gjatë një debati

Partia politike e ish-presidentit të përmbysur të Ukrainës, Viktor Yanukovich, ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Ukrainë, të parapara për 26 tetor.

Sekretari ekzekutiv i Partisë së Rajoneve, Borys Kolesnikov, tha sot se udhëheqja e partisë ka vendosur “kundër pjesëmarrjes në zgjedhje”, në mes të luftës.

Me platformë proruse, Partia e Rajoneve e ka bazën zgjedhore dhe financiare kryesisht në pjesën lindore dhe juglindore të Ukrainës.

Në vitin 2012, kjo parti pat fituar 185 vende në parlament dhe e formoi grupin parlamentar me 210 deputetë.

Kjo parti është distancuar nga ish-presidenti Yanukovich, më 23 shkurt.

Prej atëherë, më se 120 deputetë janë larguar nga grupi parlamentar i kësaj partie.

Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, në muajin gusht e ka shpërndarë përbërjen e tashme të parlamentit dhe ka caktuar zgjedhje të reja për 26 tetor, për të lëvizur kah “pastrimi” i përbërjes së parlamentit.

XS
SM
MD
LG