Ndërlidhjet

Pakistan: Anija përmbyset – 17 dasmorë të vdekur


Pamje nga vësrhsimet e mëdha në Pakistan

Pamje nga vësrhsimet e mëdha në Pakistan

Nga Pakistani raportohet se së paku 17 dasmorë janë mbytur në ujë, përfshirë dhëndërrin dhe dy fëmijë, kur një anije u përmbys në provincën Punxhab në Pakistan, që është goditur nga vërshimet e mëdha.

Ky incident i rëndë ndodhi sot kur anija u fundos në ujërat e ashrpa në rrethin Muzafargarf.

Nusja e shqetësuar i tha një televizioni privat në pakistan se ajo kishte shplëtuar duke u mbajtur për një shtyllë elektrike.

Autoritetet thonë se 22 vetë kanë shpëtuar.

Po vazhdojnë kërkimet për personat e tjerë të zhdukur.

Zyra e presidentit të Pakistanit, Mamnoon Hussain, nëpërmjet një kumtese, ka shfaqur “pikëllim të thellë dhe keqardhje” për këtë targjedi.

XS
SM
MD
LG