Ndërlidhjet

Organizata Botërore e Shëndetësis (OBSH) thotë se përhapja e sëmundjes Ebola në Afrikën perëndimore është krizë “e pashembullt në kohët moderne”.

Udhëheqësi i lartë i kësaj organizate, Bruce Aylward, tha sot në Gjenevë se deri tash nga kjo sëmundje kanë vdekur 2400 njerëz, që praktikisht paraqet pothuajse gjysmën e numrit të përgjithshëm prej 4985 të infektuarve me këtë virus.

Mëtutje, zoti Aylward ka theksuar se nevojat financiare gjatë muajit të kaluar kanë arritur në një miliard dollarë dhe kjo shumë do të rritet, nëse numri i rasteve të infektuara, eventualisht, dyfishohet.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se po përgatiten për dërgimin e 3 mijë pjesëtarëve të ushtrisë në Afrikën perëndimore, për mbështetjen e autoriteteve të atjeshme me furnizime mjekësore dhe logjistikë.

XS
SM
MD
LG