Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi ka thënë se nuk posedon të dhëna për numrin e islamistëve nga Mali i Zi që luftojnë përkrah militantëve të Shtetit Islamik.
Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë ka siguruar informacionin se në Shtetin Islamik ndodhen 30 xhihadistë nga Mali i Zi, por ministria as nuk e ka konfirmuar dhe as mohuar këtë të dhënë.
Sipas Ministrisë së Jashtme malazeze, të dhënat për islamistët nuk janë kompetencë e saj.