Ndërlidhjet

logo-print

Rusia mirëpret ligjin e ri të Ukrainës


Ilustrim

Ilustrim

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se ligji i Ukrainës që u jep autonomi më të gjerë rajoneve lindore, Luhansk dhe Donjeck, paraqet “hap në drejtim të duhur”.

Dy rajonet, që pjesërisht kontrollohen nga separatistët pro-rusë, kanë qenë skenë e luftimeve intensive midis kryengritësve të mbështetur nga Rusia dhe forcave të Ukrainës.

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar ligjin në fjalë të martën.

Ministria e Jashtme ruse ka thënë se statusi special për këto rajone është në përputhje me frymën e marrëveshjeve të nënshkruara në Gjenevë midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara.

Ministria po ashtu ka paralajmëruar se përpjekjet për të ndryshuar këtë ligj – i cili po kundërshtohet ashpër nga disa grupe të krahut të djathtë në Ukrainë – do të rezultojnë me konfrontime.

XS
SM
MD
LG