Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga - takime të veçanta me liderët politikë


Atifete Jahjaga

Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, sot ka mbajtur takime të veçanta me liderë të partive politike parlamentare, për të diskutuar për zhvillimet pas mbajtjes së seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës.

Në takime të veçanta kanë marrë pjesë udhëheqës të PDK-së, në krye me Hashim Thaçin, Lista Serbe e udhëhequr nga Sllobodan Petroviq, Grupi Parlamentar 6+, pastaj LDK, AAK, Nisma dhe Lëvizja Vetëvendosje, me liderët përkatës, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj dhe Albin Kurti.

Në takim me presidenten Jahjaga, kanë qenë edhe deputetë të komuniteteve të tjera, të përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës, ka njoftuar presidenca e Kosovës.

Zonja Jahjaga, në kuadër të kompetencave të saj kushtetuese, në këto takime ka theksuar se konstituimi i institucioneve të Kosovës, është domosdoshmëri, për t’i çuar përpara proceset nëpër të cilat po kalon Kosova.

Ajo ka thënë se deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë përgjegjësinë e tyre në zgjidhjen e çështjeve brenda Kuvendit, duke u bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e tjera dhe duke e respektuar vemdimin e Gjykatës Kushtetuese.

XS
SM
MD
LG