Ndërlidhjet

Prishtinë: 30 ditë paraburgim për imamët e arrestuar


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për 14 nga 15 personat e arrestuar të mërkurën më 17 shtator, nën dyshimet për cenim të rendit kushtetues dhe sigurisë kombëtare të Republikës së Kosovës. Rasti i të arrestuarit të 15-të do të trajtohet në Ferizaj.

Në një komunikatë për opinion të publikuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Prokuroria Speciale i ngarkon të dyshuarit, midis tjerash, me dyshimet për shpëlarje parash, financim të terrorizmit, shtytje për kryerje të veprave terroriste, rekrutim për terrorizëm, thirrje për rezistencë, organizim dhe pjesëmarrje në grupe terroriste.

Në komunikatë janë publikuar emrat e plotë të të arrestuarve, disa prej të cilëve janë imamë nga disa qytete të Kosovës: Shefqet Krasniqi, Bedri Robaj, Idriz Bilibani, Enes Goga, Mazllam Mazllami, Ekrem Avdiu, Enis Rama, Fuad Ramiqi, Alban Malsiu, Dardan Gjuka, Eroll Nesimi, Leonard Ruli, Sabahudin Selimi dhe Trim Ademi.

XS
SM
MD
LG