Ndërlidhjet

logo-print

Marrëveshja tregtare BE-SHBA, nuk është perfekte, por e nevojshme


Ilustrim

Ilustrim

Marrëveshja për tregti të lirë mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, mund të mos jetë përfekte, por është shansi i fundit i Evropës që të mbetet në nivel relevant global, ka thënë të premtën, ministri gjerman i ekonomisë, Sigmar Gabriel.

Ai i bëri këto komente, një ditë para se partia e tij të vendos linjat negociuese me SHBA-në mbi marrëveshjen e njohur si ‘Partneriteti Transatlantik i Tregtisë dhe Investimeve’ (TTIP).

Kancelarja gjermane, Angela Merkel e kishte quajtur këtë marrëveshje, si shumë të vlefshme, dhe ka thënë se ‘asnjë vijë e kuqe’ nuk do të shkelet.

Debati publik në Gjermani, ka zgjuar reagime kundër një marrëveshjeje të tregtisë së lirë në mes Brukselit dhe Uashingtonit, duke shfaqur shqetësime qoftë për shëndetin ashtu edhe për sigurinë e spiunazhin.

"Unë mendoj se është normale që rregullat nuk do të jenë optimale në fillim, se do të kketë mjaft kritika. Unë nuk e di nëse TTIP do të ketë sukses, por duhet të dini se në nuk e di nëse do të ketë sukses TTIP. Por e di dhe ju duhet të dini se Evropa e ka vetëm një shans që të fillojë të flet për këto gjëra”, ka thënë ministri Gabriel.

Sipas tij, nëse Evropa dështon për të lidhur këtë marrëveshje me Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni atëherë do të kërkoj tjetër partner në vende tjera të botës, siq është Azia.

Ndryshe, marrëveshja e propozuar për të përfunduar deri në fund të vitit 2014, e cila do të shërbente për dy tregjet më të mëdha botërore, Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka qëllim që të thellojë marrëdhënien transatlantike, të mbajë lidershipin e politikave tregtare botërore dhe të avancojë një sistem të bazuar në rregulla të qarta për qeverisjen globale.

Marrëveshja, pritet që të rrisë prodhimin e brendshëm bruto të kombinuar, në SHBA dhe BE, të shtojë 2 milionë vende pune të reja dhe të ofrojë më shumë zgjedhje dhe çmime më të ulëta për konsumatorët.

XS
SM
MD
LG