Ndërlidhjet

Kenia, një vit nga sulmi në qendrën tregtare


Nairobi, 21 shtator 2013.

Nairobi, 21 shtator 2013.

Kenia shënon sot një vit që nga sulmi në qendrën tregtare Westgate, në Nairobi, i cili ka vrarë së paku 67 persona.

Rrethimi i qendrës ka zgjatur katër ditë.

Grupi islamik somalez, Al Shabab, ka thënë se ka kryer sulmin, në përgjigje të operacioneve të ushtrisë keniane në Somali.

Disa ekspertë kanë kritikuar autoritetet e Kenias për përgjigje të ngadaltë ndaj këtij sulmi, si dhe për mungesë të koordinimit midis policisë dhe ushtrisë.

Në prag të përkujtimeve të sotme, Kenia është vënë në gatishmëri të lartë nga frika e sulmeve të mundshme militante.

Al Shabab është duke luftuar për të krijuar një shtet islamik në Somali.

XS
SM
MD
LG