Ndërlidhjet

SHBA - Kazakistan, në bisedime për të luftuar IS


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry

Sekretari amerikan, John Kerry ka zhvilluar bisedime me Ministrin e Jashtëm të Kazakistanit, Erlan Idrisov në Uashington, ku temë ka qenë partneriteti strategjik midis këtyre dy vendeve, si dhe lufta ndaj militantëve të Shtetit Islamik IS

Sipas zyrtarëve të SHBA-së, Kerry dhe Idrisov kanë biseduar për të gjetur një mënyrë dhe për të punuar së bashku që të zgjidhin problemet rajonale dhe globale.

Kerry, e ka njoftuar atë, mbi rëndësinë e koalicionit ndërkombëtarë, që ka për qëllim të luftojë militantët e IS, në Siri e Irak.

Me ketë rast ka folur me Idrisov, për mënyrat e rritjës së këtij koalicioni dhe zgjerimit të bashkëpunimit, kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG