Ndërlidhjet

Siri: Sulmet ajrore e kanë goditur territorin e IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Një grup monitorues thotë se sulmet ajrore gjatë natës së kaluar e kanë goditur territorin që kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik në Siri, afër kufirit me Turqinë.

Rami Abdulrahman, nga Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, tha se aeroplanët luftarakë, që i kanë kryer sulmet në perëndim të qytetit Kobani, kishin ardhur nga drejtimi i Turqisë.

Ky observator i mbledhë informacionet nga rrrjeti i aktivistëve në gjithë Sirinë.

Koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i ka lansuar sulmet ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik të hënën në mbrëmje.

Grupi esktremist, Shteti Islamik, javën e kaluar e ka ndërmarrë njjë ofensivë kundër popullatës shumicë kurde në qytetin Kobani, duke i detyruar më se 130 mijë kurdë të Sirisë të largohen nga shtëpitë e tyre.

XS
SM
MD
LG