Ndërlidhjet

Sulmet e mbrëmshme ajrore, vrasin 14 militantë të IS


Ilustrim
Ilustrim

Një grup monitorues britanik, ka njoftuar se nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar, të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës SHBA, gjatë orëve të vona të mbrëmshme, kanë vdekur më së paku 14 militantë të Shtetit Islamik (IS) në Siri.

Rami Abdulrahman, i cili udhëheq Observatorin sirian për të Drejtat e Njeriut, po ashtu ka thënë se gjatë këtyre sulmeve kanë vdekur edhe 5 civilë.

Abdulrahman, ka thënë se militantët e IS, janë vrarë nga sulmet ajrore në lindje të provincës Deir Ezzor, ndërsa civilët janë vrarë në verilindje në Hasakeh.

Zyrtarë të SHBA-së, kanë thënë se gjatë natës së tretë të sulmeve ajrore ne Siri, në orët e vona të 24 shtatorit, në shënjestër kanë pasur rafineri të naftës islamike të kontrolluara nga shteti në lindje. Qëllimi i shkatërrimit të tyre, sipas SHBA-së, është që të frenojnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave për grupet radikale militante.

XS
SM
MD
LG