Ndërlidhjet

Rusi, fiton çmimin për të drejtat e njeriut, por nuk guxon ta pranojë


Pavel Chikov, avokati rus, për të drejtat e njeriut
Pavel Chikov, avokati rus, për të drejtat e njeriut

Një fondacion norvegjez për të drejtat e njeriut i ka dhënë çmimin e saj vjetor, një avokati rus dhe grupit ligjor ndihmës që ai drejton, për punën e tyre, për të mbrojtur të drejtën për gjykim të drejtë.

Fondacioni norvegjez, Rafto, ka njoftuar se sot, më 25 shtator, Pavel Chikov, 36 vjeç, dhe grupi i tij ‘Agora’ janë përzgjedhur, për ndihmën e tyre që u kanë dhënë veprimtarëve, gazetarëve dhe OJQ-ve, kundër veprimeve të paligjshme të agjencive ruse të qeverisë.

Çmimi Rafto, jepet çdo vit nga 1987-ta, ku fituesi merr një çmim prej 20,000 dollarëve.

Sidoqoftë, Agora nuk do ta pranojnë çmimin, pasi që rrezikon statusin e tij në Rusi, pasi që në ktë vend, nëse një organizatatë joqeveritare merr mbështetje nga një një shtet i huaj, ai automatikisht regjistrohet si ‘agjent i jashtëm’ dhe mund të dënohet me burg.

XS
SM
MD
LG