Ndërlidhjet

logo-print

Sonte vendimi final për gay-paradën në Serbi


Grafite kundër Paradës së Homoseksualëve në Beograd.

Grafite kundër Paradës së Homoseksualëve në Beograd.

Vendimi final për mbajtjen ose jo të Paradës së Homoseksualëve në Beograd do të merret sonte në takimin e Byrosë për koordinimin e punës së shërbimeve të sigurisë.

Pritet që në këtë takim të marrë pjesë edhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Parada është caktuar për 28 shtator, por për shkak të kërcënimeve për sigurinë dhe kundërshtimit të Kishës Ortodokse Serbe, organizimi i saj është vënë në diskutim.

Parada e Homoseksualëve në Beograd është mbajtur vetëm një herë, më 2010, duke çuar në përleshje midis policisë dhe ekstremistëve të krahut të djathtë, të cilët kanë bërë përpjekje të sulmojnë homoseksualët dhe mbështetësit e tyre.

Për shkak të kërcënimeve për dhunë, autoritetet kanë ndaluar paradën më 2009, 2011, 2012 dhe 2013.

Bashkimi Evropian ka paralajmëruar Serbinë se mbajtja e Paradës është tejet e rëndësishme në përpjekjet e saj për t’iu bashkuar bllokut.

XS
SM
MD
LG