Ndërlidhjet

Sulmet e SHBA-së vrasin tre militantë


Pakistan
Pakistan

Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan bëjnë të ditur se tre militantë të dyshuar janë vrarë dhe një tjetër është plagosur nga sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në një rajon fisnor, pranë kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët, duke folur në kushte anonimiteti, kanë thënë se sulmet kanë goditur një shtëpi në zonën Shin Varsak të Vaziristanit Jugor.

Në një tjetër zhvillim, tetë njerëz janë vrarë dhe 11 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës në një kamp për të zhvendosur të brendshëm, në zonën Tog Serai të Vaziristanit Verior.

XS
SM
MD
LG