Ndërlidhjet

AGK: Dënohet sulmi ndaj gazetarit Burim Zariqi


Pamje e një pjese të Prishtinës

Pamje e një pjese të Prishtinës

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka marrë me shqetësim lajmin për sulmin ndaj gazetarit dhe xhiruesit të RTV 21, Burim Zariqi, derisa po e kryente detyrën e tij zyrtare, thuhet në kumtesën e mbrëmshme të AGK-së.

Gazetari ishte sulmuar dje nga një grup i tifozëve “Torcida” të Mitrovicës, derisa po e përcillte ndeshjen futbollistike ndërmjet Prishtinës dhe Treçës, në stadiumin Adem Jashari”.

Gazetari Zariqi ka njoftuar se, pas eskalimit të situatës, tifozët e “Torcidës” e kanë sulmuar fizikisht dhe ia kanë dëmtuar veturën.

AGK e dënon ashpër këtë sulm, ndërsa u bën thirrje tifozëve që ta lënë dhunën ndaj gezatarëve dhe t’i zbatojnë rregullat e lojës korrekte.

AGK konsideron se sulmi ndaj gazetarëve, pos si sulm ndaj lirisë së informimit dhe fjalës së lirë, është në kundërshtim me aspiratat e Kosovës për ndërkombëtarizim të sportit dhe si i tillë e dëmton imazhin e sportit dhe të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, thuhet në fund të kumtesës së AGK-së.

XS
SM
MD
LG