Ndërlidhjet

Iran: Bisedimet për programin atomik – brenda dy javësh


Pamje e një kapaciteti atomik iranian në Natanc
Pamje e një kapaciteti atomik iranian në Natanc

Irani thotë se bisedimet ndërmjet tij dhe fuqive botërore për programin atomik të Teheranit do të vazhdojnë në Evropë, para mesit të muajit tetor.

Zëvendësministri i jashtëm iranian, Abbas Araqchi, tha sot se negociatat, që synojnë arritjen e marrëveshjes historike deri më 24 nëntor, do të vazhdojnë në Gjenevë ose në Vjenë, brenda dy javësh.

Ai, po ashtu, tha se bisedimet aktuale në Nju Jork nuk arritën të bëjnë “progres substancial” dhe se Irani nuk ishte i interesuar në zgjatjen e afatit.

Negociatorët nga gjashtë fuqitë botërore, Britania, Kina, Franca, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Gjermania, po përpiqen të arrijnë marrëveshje deri në afatin e përmendur për reduktimin e aktiviteteve atomike iraniane.

Fuqitë perëndimore kanë shqetësime se Teherani po e shfrytëzon programin e tij bërthamor për të zhvilluar në mënyrë sekrete armatim atomik.

Irani i ka hedhur poshtë këto akuza dhe thotë se programi i tij atomik është për qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG