Ndërlidhjet

Protestuesit në Hong Kong, tërë natën në rrugë


Protestat në Honk Kong
Protestat në Honk Kong

Protestuesit, pro-demokracisë kanë vazhduar të qëndrojnë nëpër rrugët e Hong Kongut gjatë tërë natës, duke bllokuar rrugën qendrore të njohur si qendra e financave globale.

Policia e vendit ka hedhur gaz lotsjellës ndaj protestuesve gjatë vikendit, e cila gjë vetëm sa ka shpërkallëzuar situatën dhe ka bërë që edhe më shumë njerëz të dalin në rrugë për të protestuar.

Protestuesit, shumica studentë, po kërkojnë që të ketë ‘zgjedhje të lira dhe demokratike’, dhe realgimet e tyre vijnë pasi që Hong Kongu ka planifikuar që të limitojë zgjedhjet e 2017-ës, dhe që paraprakisht kandidatët të marrin leje nga shteti për të garuar.

Për një gjë të tillë ka reaguar edhe Uashingtoni, zyrtarët e së cilës kanë thënë se përkrahin kërkesën e protestuesve ‘për zgjedhje të lira dhe demokratike’, dhe kanë kërkuar nga zyrtarët e Indisë që të tregohen të përmbajtur karshi protestës.

Të njëjtën kohë kanë kërkuar edhe nga protestuesit, që kërkesat e tyre të i shprehin në mënyrë të qetë e pa dhunë.

XS
SM
MD
LG