Ndërlidhjet

logo-print

Putin ratifikon marrëveshjen për Unionin Euroaziatik


Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar ligjin që ratifikon marrëveshjen për krijimin e Unionit Euroaziatik Ekonomik midis Rusisë, Bjellorusisë dhe Kazakistanit.

Putin ka bërë njoftimin gjatë takimit të sotëm qeveritar.

Sipas marrëveshjes, Unioni Euroaziatik Ekonomik do të nisë së funksionuari nga 1 janari i vitit 2015.

Ai intensifikon bashkëpunimin ekonomik midis tre vendeve.

Presidentët e këtyre shteteve pritet të takohen në Minsk më 10 tetor për të shkëmbyer dokumentet e ratifikimit.

XS
SM
MD
LG