Ndërlidhjet

Forcat irakiane rimarrin një qytet në Bagdad


Pamje nga Bagdadi
Pamje nga Bagdadi

Forcat e Irakut, të cilëtt po i luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS), kanë arritur që të rimarrin një vend në veri të Bagdadit, të cilin po e kontrollonin militantët.

Për këtë ka njoftuar një dëshmitar i cili ishte në vendin e ngjarjes.

Ai ka thënë se qyteti i quajtur Dhuluiya, rreth 70 kilometra në veri të Bagdadit, është liruar nga IS, dhe për këtë ata i ka njoftuar një komandant irakian.

‘Ka ardhur, komandanti dhe na ka thënë se Dhuluiya është liruar nga militantët, plotësisht”, ka thënë ky dëshmitar, që ishte në vendin e ngjarjes, ndërsa ka shtuar se më pas, banorët aty kanë filluar që të festojnë.

Dhuluiya, është pjesë e brezit të myslimanëve sunitë, qytet në veri të Bagdadit.

Televizioni i shtetit irakian, ka cituar një deklaratë të ministrit për çështje krahinore, Ahmed al-Jubouri, duke thënë se “forcat e sigurisë, së bashku me vullnetarët luftetarë pro-qeveritarë, dhe të fisit al-Jubouri, qyteti Dhuluiya është liruar nga mafia terroriste.

XS
SM
MD
LG