Ndërlidhjet

logo-print

Lëndohet rëndë vozitësi i Formula 1


Ilustrim

Ilustrim

Vozitësi francez i Formula 1, Jules Bianchi, i është nënshktuar një operacioni urgjent, më 5 tetor, pas lëndimeve të rënda në kokë, që ka marrë nga aksidenti i shkaktuar në fund të garave japoneze, ‘Grand Prix’ në Suzuka.

Federata Internacionale automobilistike e Formula 1, ka thënë se vozitësi 25 vjeçar, i ekipit Marussia, ka përfunduar në spital pas ‘dëmtimit të rëndë në kokë’ me ç'rast i është nënshtruar operacionit.

Bianchi, është përplasur me automjetin e tij, derisa po përpiqej që të largonte nga rreziku makinën e pilotit gjerman, Adrian Sutil, i cili ishte përplasur në një mur, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut.

XS
SM
MD
LG