Ndërlidhjet

Taxhikistani, bllokon Facebook-un dhe qindra faqe të tjera


Ilustrim
Ilustrim

Përdorues të internetit në Taxhikistan, kanë bërë të ditur se me qindra ueb-faqe, përfshirë edhe rrjetet sociale si Facebook dhe YouTube, janë bllokuar në Azinë Qendrore, nga 4 tetori.

Asomuddin Atoev, udhëheqës i Asociacionit të Shërbimit të Internetit, ka thënë sot për Radion Evropa e Lirë, se më së paku 200 faqe të internetit janë bllokuar, përfshirë edhe rrjetet sociale.

Mediat njoftojnë se, ky veprim i shtetit mund të jetë i lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale nga ana e opozitës, të cilët kanë bërë thirrje për protesta në Dushanbe më 10 tetor.

Zëvendësshefi i shërbimit për komunikim të shtetit, Rafiqjon Shokirov, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se servisi i tyre ‘nuk ka dhënë asnjë urdhër për të bllokuar ndonjë ueb-faqe’.

Sipas tij, njoftimet e tilla, përfshirë edhe mbylljen e Facebook-ut, nuk përbëjne me realitetin.

Ndryshe, dy vitet e fundit, autoritetet e Taxhikistanit janë akuzuar disa herë për bllokim të internetit.

XS
SM
MD
LG