Ndërlidhjet

Franca refuzon lirimin me kusht, ndaj të arratisurit kazak


I arratisuri kazak, Mukhtar Ablyazov
I arratisuri kazak, Mukhtar Ablyazov

Gjykata e apelit në Lyon të Francës, ka marrë sot vendim që Mukhtar Ablyazov, nuk mund t'i ofrohet liria me kusht, për shkak se nuk kanë mjaftueshëm dëshmi, që ai nuk do të largohet nga Franca.

Ablyazovm, është burgosur në jug të Francës, në provincën Aix-en, vitin e kaluar.

Ai kishte ikur nga Kazakistani në vitin 2009, pasi që autoritetet atje e kanë akuzuar atë për përvetësim të 6 miliard dollarëve, derisa ishte udhëheqës i bankës BTA në Kazakistan.

Ablyazov, kritikues i Presidentit Nursultan Nazarbaev, ka mohuar këto akuza, duke thënë se janë të motivuara politikisht.

Kazakistan nuk ka marrëveshje për ekstradim me Francën, por ka me Rusinë dhe Ukrainën.

Andaj, ai mund të ekstradohet në njërën prej këtyre dy vendeve dhe atje të gjykohet.


XS
SM
MD
LG