Ndërlidhjet

8 taliban të vrarë në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Më së paku tetë militantë, janë vrarë të martën, nga sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarë të sigurisë thonë se sulmet janë bërë në zonat Shawal dhe Datta Khel në veri të Vaziristanit, afër kufirit afgan.

Rreth 10 militantë të tjerë, po ashtu kanë vdekur nga sulmet e ngjajshme, në zona të njëjta me 5 dhe 6 tetor.

Ushtria pakistaneze ka filluar një ofenzivë në muajin qershor me qëllim të pastrimit të pjesës veriore në Vaziristan nga talebanët pakistanezë, dhe të grupeve të tjera terroriste, duke përdorur sulme ajrore, artileri, granata dhe këmbësori.

Thuhet se janë vrarë më shumë se 1,000 militantë, si dhe kanë vderkur rreth 100 ushtarë gjatë këtij operacioni, por numri i saktë i tyre ende nuk është verifikuar.

Sidoqoftë, në Islamabad kryeqytetin e Pakistanit, disa herë është protestuar kundër sulmeve të Shteteve të Bashkuara, që sipas tyre po u shkelet sovraniteti.

XS
SM
MD
LG