Ndërlidhjet

Arrestohet, pse kritikoi politikat ruse


Ilustrim
Ilustrim

Policia në Moskë ka arrestuar, Pavel Shekhtman, aktivist i të drejtave të njeriut dhe kritik i pushtetit rus.

Avokati i Shekhtmanit, ka thënë për agjencinë e lajmeve, kasparov.ru se klienti i tij, është arrestuar, sot, me arsyetimin se ka bërë disa publikime në internet, por nuk ka dhënë më shumë detaje.

Ai ka thënë se po mbahet në paraburgim në qendrën kryesore të ndalimit në Moskë.

Shekhtman, njihet për kritikat e tij të ashpra ndaj Kremlimit, dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut nga shteti rus.

Në mars, Shekhtman është sulmuar nga anëtarët e grupit të udhëhequr nga politikani nacionalist opozitar, Eduard Limonov, pasi që kishte kriitkuar aksionet ruse në konflikin në Ukrainë.

Rusia ka aneksuar regjionin e Krimesë nga Ukrainë, në muajin mars, si dhe ka dërguar armë dhe trupa, për të ndihmuar separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG