Ndërlidhjet

Vdes amerikani i parë, i infektuar me Ebola


Spitali në Texas, ku trajtohej, pacienti Thomas Eric Duncan
Spitali në Texas, ku trajtohej, pacienti Thomas Eric Duncan

Spitali në Texas, ka njoftuar se pacienti i parë i diagnostifikuar me Ebola në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka vdekur.

Thomas Eric Duncan, ishte sëmurë pasi që kishte mbërri në Texas, nga Liberia, më 20 shtator, për të vizituar familjen e tij.

Sot, po ashtu SHBA, ka njoftuar, për vendimin që ka marrë, rreth kontrollës që do t’ju nënshtrohen të gjithë udhëtarët që nga Afrika Perëndimore arrijnë në SHBA.

Këtë vendim e ka marrë Department për Siguri i Shtetit.

Të gjithë udhëtarët që vijnë nga Liberia, Sierra Leone, dhe Guinea do t’ju matet temperatura, dhe do të ëduhet t’i përgjigjen disa pyetjeve.

Sëmundja e Ebolës, ka mobilizuar gjithandej vendet Perëndimore.

Të mërkurën, edhe autoritetet e Britanisë së Madhe, kanë njoftuar se vendi i tyre do të dërgoj 750 trupa në Sierra Leonem për të ndihmuar vendin rreth Ebolës.

Ebola vdekjeprurëse ka vrarë deri më tani, më shumë se 3.400 njerëz në Afrikën Perëndimore.

XS
SM
MD
LG