Ndërlidhjet

Maqedonia, merr kritika të shumta në raportin e progresit të KE-së


Shkupi, Maqedoni
Shkupi, Maqedoni

Maqedonia ka marr kritika të shumta në raportin e progresit të Komisionit Evropian, pavarësisht ruajtjes së rekomandimit për nisjen e bisedimeve.

Kritikat kryesisht kanë të bëjnë me sferën e gjyqësisë, mungesën e dialogut politik, lirinë e mediave dhe moszgjidhjen e çështjes së emrit. Ndërkohë, partitë kanë shprehur vlerësime të ndryshme lidhur me përmbajtjen e raportit.

Lidhja social-demokrate e opozitës e ka quajtur “raport të regresit” pasi sipas saj, në vend të përparimit vendi ka vazhduar të ecë prapa sa i përket sferave tani më të njohur në të cilat disa vite me radhë shënohen ngecje në përmbushjen e reformave.“Raporti është shumë më kritik se sa ai i viteve të kaluara.

Ky nuk është Raport i progresit, por i regresit. Komisioni Evropian shpreh keqardhje për kthimin prapa këtë vit. Më qartë dhe më frikshëm se kaq, shëndet”, ka deklaruar Radmilla Sheqerinska nga LSDM-ja.

Por, ndryshe nga opozita, partitë në pushtet kanë thënë se raporti është i mirë në veçanti fakti se Maqedonia ka arritur të ruaj rekomandimin përkundër siç kanë theksuar, skenarit të opozitës për humbjen e të njëjtit.

“Fatmirësisht, nuk u plotësuan skenarët për të cilat shpresonte dhe punonte LSDM-ja Nuk u plotësua dëshira që Maqedonia të mos merr rekomandimin për fillimin e bisedimeve” ka deklaruar Ilija Dimovska, anëtar i kryesisë qindore të VMRO-DPMNE-së, partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski.

XS
SM
MD
LG