Ndërlidhjet

Estonia legalizon partneritetin mes gjinisë së njëjtë


Ilustrim
Ilustrim

Estonia, bëhet vendi i parë i ish republikës sovjetike, që legalizon partneritetin mes çifteve të gjinisë së njëjtë.

Me 40 vota pro dhe 38 kundër, parlamenti i Estonisë ka legalizuar, partneritetin mes tyre.

Ndërkohë që 23 ligjvënës, kanë abstenuar në votimin e fundit.

Ligji do të hyjë në fuqi në vitin 2016.

Ligji lejon, që çiftet e gjinisë së njëjtë, mund të adaptojnë fëmiun e ndonjërit prej partnerit të tyre, por nuk u jep të drejtën që të adapotojnë fëmijë të tjerë.

Sipas Qendrës për të Drejtat e Njeritu në Estoni, ky është një mesazh shumë i fortë, për fqiun e tyre, Rusinë.

Presidenti rus, Vladimir Putin, vitin e kaluar ka nënshkruar një ligj, i cili ndalon ‘propagandën’ e homoseksualëve para të miturve. Kritikët një gjë të tillë e kanë vlerësuar, si inkurajim për të paragjykuar homoseksualët.

Tani, anëtare e BE-së, Estonia ishte nën kontrollin e Moskës, për rreth gjysmë shekulli, deri para kolapsit sovjetik në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG