Ndërlidhjet

Vritën dy policë në Turqi


Gjatë protestave kurde ne Turqi
Gjatë protestave kurde ne Turqi

Dy policë janë vrarë dhe një tjetër është plagosur në lindje të Turqisë.

Bëhet e ditur se tre policët janë sulmuar derisa po patrullonin në Provicën Bingol, më 9 tetor.

Ata po kontrollonin dyqanet që janë shkatërruar gjatë protestave të kësaj jave të zhvilluara nga Kurdët.

Por deri më tani, nuk janë dhënë detaje të tjera, për vrasjen e policëve.

Qindra kurd, kanë dalur në rrugët e Turqisë për të protestuar ndaj udhëheqjes turke, e cila nuk po ndihmon banorët e Kobanit në Siri, të sulmuar nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

Më së paku, 25 persona kanë vdekur nga përplasjet mes protestuesve dhe trupave turke.

XS
SM
MD
LG