Ndërlidhjet

Daçiq: Me Prishtinën bisedojmë për çdo gjë, por jo për pavarësi


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar sot në Bruksel se Beogradi mund të bisedoj për çdo gjë me Prishtinën, për përmirësimin e jetës së popullatës serbe në Kosovë, por asgjë nuk mund ta ndryshoj qëndrimin e Serbisë për mospranimin e pavarësisë së Kosovës.

Gjatë një fjalimi në Qendrën për politikë evropiane në Bruksel, zoti Daçiqi tha se Beogradi e “dëshiron normalizimin e raporteve, pavarësisht se kemi qëndrime të ndryshme për statusin e Kosovës”, raporton Beta.

Sipas Daçiqit, rregullimi i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit e Prishtinës është i mundshëm për çdo gjë që nuk është e lidhur me statusin e Kosovës dhe ka theksuar se serbët e Kosovës për të parën herë kanë marrë pjesë në zgjedhje dhe do të marrin pjesë edhe në qeveri, nëse ftohen.

Pasi ka përmendur se grupet punuese gjatë dialogut në mënyrë teknike e kanë realizuar atë për të cilën është arritur pajtueshmëri politike, megjithatë, afro 90% të çështjeve në fund është dashur përfundimisht t’i zgjidhin ai dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, kur janë takuar direkt.

XS
SM
MD
LG