Ndërlidhjet

Ebola “mund të kontrollohet për 3 muaj”


I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ebolën, David Nabarro.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ebolën, David Nabarro.

I dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Ebolën, David Nabarro, ka shfaqur shpresën se shpërthimi i sëmundjes mund të vihet nën kontroll brenda tre muajve.

Nabarro i ka thënë BBC-së se numri i rasteve me Ebola është duke u rritur, por ndërgjegjësimi më i madh i komunitetit do të ndihmojë në kontrollimin e virusit.

“Njerëzit janë vetëdijesuar se izolimi i të infektuarve është mënyra më e mirë për të parandaluar trasnmetimin”, ka thënë ai.

Deri më tash, mbi 4,000 njerëz kanë humbur jetën nga Ebola.

Shumica e viktimave kanë ndodhur në vendet e Afrikës perëndimore: Guine, Liberi dhe Siera Leone.

Raste janë raportuar edhe në Nigeri, Senegal, Spanjë dhe SHBA.

XS
SM
MD
LG