Ndërlidhjet

logo-print

Kim “gëzon shëndet të mirë”


Kim Jong Un

Kim Jong Un

Qeveria e Koresë Veriore ka thënë se lideri i vendit, Kim Jong-un, është në gjendje të mirë shëndetësore.

“Nuk ka asnjë dyshim për këtë”, ka thënë ambasadori verikorean në Britani të Madhe, Hyon Hak Bong, pavarësisht faktit se Kim nuk është paraqitur në publik qysh më 3 shtator.

Ai po ashtu ka thënë se misionari amerikan, Kenneth Bae, po mbahet në një “institucion reformues”, i cili nuk është i njëjtë si kampi i punës.

Bae është dënuar me 15 vjet punë të vështirë në vitin 2013.

Familja e tij ka thënë se shëndeti i tij është përkeqësuar dhe se ai vuan nga diabeti.

XS
SM
MD
LG