Ndërlidhjet

Kiev: Janë arrestuar së paku 50 protestues


Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Kiev
Pamje nga përleshjet e policisë me protestuesit në Kiev

Protestuesit sot janë përleshur me policinë afër Parlamentit të Ukrainës në Kiev, gjatë një demonstrate të ashër, nga e cila është ndërprerë seanca e ditës.

Disa nga protestuesit janë përpjekur të depërtojnë në parlament.

Protestuesit kanë kërkuar që parlamenti në agjendën e vet ta përfshijë propozim legjislacionin për grupet kundërthënëse të rezistencës gjatë periudhës së Luftës së Dytë Botërore.

Anton Herashchenko nga Ministria e brendshme e Ukrainës, ka shkruan në rrjetin Facebook, se së paku 50 protestues janë arrestuar dhe se policia ende ishte duke ndaluar persona të tjerë.

Protestuesit kërkojnë që pjesëtarët e grupeve të dikurshme, Organizata e Nacionalistëve të Ukrainës dhe Armata Kryengritëse e Ukrainës, të njihen si heronjë kombëtarë.

Agjencia e lajmeve e Ukrainës, UNIAN, ka raportuar se disa protestues ishin të pajisur me shkopinjë, ndërsa ishin hedhur fishekzjarre në ndërtesën e parlamentit dhe kundër policëve, që ishin të pranishëm.

XS
SM
MD
LG