Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Pakistan – 5 të vrarë


Ilustrim
Ilustrim

Një bombë ka shpërthyer, sot, në fshatin Pir Mela të Khyberit, rreth 100 kilometra në jug-perëndim të Peshavarit.

Zyrtarët kanë thënë se bomba është hedhur përmes një sulmi vetëvrasës, i cili ka hedhur vehtën në ajër duke vrarë edhe pesë persona të tjerë, të cilët po ndiqnin një takim mes disa të moshuarve, për anti-talebanët.

Khyber, është e vendosur në rripin e gjysmë-autonom fisnor të Pakistanit pranë kufirit afgan.

Grupet militante të lidhura me Talibanët dhe degët e Al-Kaidës, kanë një prani të fortë në Pakistan dhe në Afganistan.

Avionët usharak të Pakistanit, kanë bërë disa sulme ajrore kundër grupeve të tilla.
Sa i përket sulmit vetëvrasës të sotëm, ende nuk janë paraqitur personat përgjegjës.

XS
SM
MD
LG