Ndërlidhjet

Vazhdojnë takimet mes Jahjagës dhe bllokut


Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takime të ndara kryetarin e PDK-së, Hashim Thaçi, kryetarin e NISMA-s, Fatmir Limaj, dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me të cilët ka biseduar për mënyrat e zgjidhjes së situatës së krijuar, me ndërtimin e institucioneve të vendit.

“Në takim me liderët e partive politike parlamentare, presidentja Jahjaga theksoi se i gjithë procesi lehtësues i diskutimeve po bëhet me qëllim të ofrimit të zgjidhjeve të qëndrueshme për ndërtimin e institucioneve dhe bazuar në gjithë kuadrin kushtetues të vendit”, thuhet në njoftimin e zyrës së presidentes.

Takimet e Jahjagës me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, si dhe me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillohen të enjten.

XS
SM
MD
LG