Ndërlidhjet

Arrestohet një person i dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’


Ilustrim

Ilustrim

Në mbrëmjen e të mërkurës, më 15 tetor, Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për ‘kontrabandim me migrant’.

Sipas komunikatës së policisë, i dyshuari është B.L. i lindur me 1979, shtetas i Republikës së Serbisë, pjesëtarë i komunitetit ashkali, ka qenë i kërkuar nga departamenti i Hetimeve i Policisë Kufitare të Policisë së Kosovës, dhe gjendej në Stop Listën e autoriteteve kufitare.

B.L. është ndal në pikëkalimin kufitar në Jarinje.

Sipas hetimeve preliminare të kryera nga Policia e Kosovës ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari me qëllim të përfitimit material ka bërë kontrabandimin e shtetasve kosovarë, kryesisht të komuniteteve ashkali, romë dhe egjiptianë në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, duke kryer kështu veprën penale ‘kontrabandim me migrant.

Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer në konsultim me prokurorin kompetent dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet më tej në komunikatën e policisë.

XS
SM
MD
LG