Ndërlidhjet

SHBA e shqetësuar për fatin e qendrës Memorial


Moskë
Moskë

Departamenti amerikan i Shtetit i ka thënë Radios Evropa e Lirë se është i shqetësuar me synimet e Qeverisë ruse për të likuiduar Memorialin – organizatën më të vjetër dhe më të njohur të të drejtave të njeriut në Rusi.

Ministria e Drejtësisë e Rusisë ka kërkuar nga Gjykata e Lartë që ta mbyllë Memorialin, por arsyet për këtë kërkesë nuk i ka bërë publike.

Memoriali ka sugjeruar se ministria do të shpërbëjë organizatën për shkak të strukturës së saj organizative,.

Memorial ka mbi 50 degë në mbarë Rusinë.

XS
SM
MD
LG