Ndërlidhjet

Sulm në Egjipt, vriten dy policë


Sinai - foto arkivi
Sinai - foto arkivi

Një bombë ka vrarë dy policë dhe ka plagosur dy të tjerë në veri të Egjiptit.

Televizioni shtetëror ka raportuar se sulmi ka ndodhur në Al-Arish, kryeqytetin e provincës së trazuar të Sinait Verior.

Ai vjen vetëm pak ditë pas shpërthimit të një bombe pranë Gjykatës së Lartë në Kajro, i cili ka plagosur 12 njerëz.

Shpërthimet e tilla janë bërë të zakonshme në Egjipt prejse ushtria ka rrëzuar presidentin Muhammad Morsi, vitin e kaluar.

Qindra mbështetës të tij janë vrarë gjatë përleshjeve me policinë.

XS
SM
MD
LG