Ndërlidhjet

Vuçiq: Vendimi për vizitën e Edi Ramës – këtë fundjavë


Aleksandar Vuçiq
Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ende nuk ka vendosur lidhur me vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Beograd, pas dhunës në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, para disa ditësh.

Zoti Vuçiq, mëtutje, i tha Radio Televizionit të Serbisë, që udhëhiqet nga shteti, se së shpejti do të vendos a të lejohet vizita e planifikuar më 22 tetor e Edi Ramës, apo jo.

Poqese kjo vizitë historike realiziohet, ajo do të ishte vizita e parë e një kryeministri të Shqipërisë në Serbi, në 68 vitet e fundit, raporton AFP nga Beogradi, duke theksuar se më herët gjatë ditës së djeshme, zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Niko Peleshi, ka thënë se “Rama ka konfirmuar se ka vendosur të udhëtoj në Beograd”.

XS
SM
MD
LG