Ndërlidhjet

logo-print

Ndihmat amerikane për Kobanin, bijnë në duar të IS


Pamje te militantit të IS, pasi ka marrë një pako me granata dore brenda saj, të cilat SHBA, i kishte lëshuar nga ajri pë luftëtarët Kobani, por që IS ka arritur t'i marrë

Pamje te militantit të IS, pasi ka marrë një pako me granata dore brenda saj, të cilat SHBA, i kishte lëshuar nga ajri pë luftëtarët Kobani, por që IS ka arritur t'i marrë

Pentagoni, ka njoftuar se dy pako me furnizime që destinacion kishin Kobanin në Siri, njëra ka rënë në duar të militantëve të Shtetit Islamik (IS), dhe tjetra është shkatërruar, njofton Reuters.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë filluar që përmes ajrit të dërgojnë ndihma të ndryshme, përfshirë armë e municione për kurdët në Kobani të Sirisë, të cilët po luftojnë militantët e IS.

Kjo ka bërë që të reagoj Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan të cilit nuk i ka pëlqyer ideja që përmes ajrit të dërgohen ndihmat.

Erdogan ka thënë të mërkurën në Ankara, se ky veprim është i gabueshëm, për shkak se disa prej armëve kanë rënë në duar të IS.

Por sipas Pentagonit, shumica e ndihmave të SHBA-së, janë dërguar më 19 tetor, dhe ato janë marrë luftëtarët kurd.

Ndryshe, Erdogani ka thënë se ai ka lejuar që kurdët e Irakut që duan të ndihmojnë kurdët në Siri, të hyjnë në Kobani përmes Turqisë.

Sipas presidentit turk, në Kobani më nuk ka civilë, vetëm rreth 2, 000 luftëtarë kurd.

XS
SM
MD
LG