Ndërlidhjet

logo-print

Liban: Vazhduan luftimet ndërmjet ushtrisë dhe militantëve


Pamje e një pjese të kryeqytetit Bejrut në Liban

Pamje e një pjese të kryeqytetit Bejrut në Liban

Ushtria e Libanit e ka lansuar një sulm kundër militantëve sunitë në qytetin Tripoli, që po zgjatë tash e tri ditë. Qyteti Tripoli në Liban është i dyti për nga madhësia pas kryeqytetit, Bejrut.

Raportet e sotme tregojnë se persona të armatosur, që mendohet se janë të lidhur me grupin ekstremist militant, Shteti Islamik, dhe me al-Kaidën, janë tërhequr nga Qyteti i Vjetër, në një lagje sunite, pasi forcat qeveritare kanë sulmuar me tanke dhe makina të blinduara.

Së paku gjashtë ushtarë, dy civilë dhe nëntë militantë raportohet se janë vrarë prej mbrëmjes së 24 tetorit, kur forcat e sigurisë i vranë tre militantë.

Libani është thellësisht i ndarë kryesisht përgjatë linjave sektare ndërmjet mbështetësve dhe kundërshtarëve të regjimit në Siri.

XS
SM
MD
LG