Ndërlidhjet

Armenia dhe Azerbajxhani në bisedime për konfliktin Nagorno-Karabak


Gjatë takimit të 27 tetorit, mes Presidentit te Armenisë, Azerbajxhanit, Francës dhe zyrtarëve të tjerë
Gjatë takimit të 27 tetorit, mes Presidentit te Armenisë, Azerbajxhanit, Francës dhe zyrtarëve të tjerë

Presidenti i Armenisë dhe Azerbajxhanit janë takuar për të tretën herë radhazi brenda tre muajve të fundit, për të diskutuar çështjen e rajonit të Nagorno – Karabak.

Azerbajxhani pretendon se ky rajon i takon atij, por që aktualisht është i uzurpuar nga forcat pro-armene.

Presidenti i Armenisë Serzh Sarkisian dhe homologu i tij nga Azerbajxhani Ilham Aliyev më 27 tetor janë takuar në Paris.

Më pas të dy kanë zhvilluar takime me kryetarët e grupit Minsk të OSBE-së, ambasadorin e SHBA-së Warlick, të Rusisë Igor Popov dhe të Francës, Pierre Andrieu.

Por fillimisht dy presidentët janë takuar ndaras me Presidentin francez Francois Hollande, i cili ka kërkuar nga të dyja palët që të gjejnë ‘vullnet politik’ për të tejkaluar këtë krizë.

Sipas Hollande mbajtja e status quo-së në këtë konflikt është e papranueshme.

Nga muaji gusht i këtij viti, përplasjet mes focave armene dhe të Azerbajxhanit janë rritur dukshëm, ku si pasojë kanë vdekur më shumë se 20 ushtarë.

Armenia dhe Azerbajxhani janë përfshirë në konflikt për rajonin Nagorno-Karabakun nga viti 1990, kur gjatë kohës së luftës separatistët e mbështetur nga Armenia kanë uzurpuar atë rajon.

XS
SM
MD
LG