Ndërlidhjet

Rosneft mohon që ka propozuar sanksione ndaj Perëndimit


Presidenti rus Vladimir Putin dhe Igor Sechin, udhëheqës i kompanisë ruse 'Rosneft'
Presidenti rus Vladimir Putin dhe Igor Sechin, udhëheqës i kompanisë ruse 'Rosneft'

Kompania më e madhe e naftës në Rusi ‘Rosneft’, ka kërcënuar me padi të përditshmen "Kommersant", për raportimet e saj lidhur me këtë kompani.

Në faqet e sotme të kësaj gazete, shkruhet se ‘Rosneft’, i ka kërkuar Presidentit rus Vladimir Putin që të vendos sanksione kundër Perëndimit.

Sipas kësaj gazete, propozimi i Rosneft, përfshinë kufizimin e bashkëpunimit në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, ndalimin e hedhjes dhe eliminimit të mbeturinave bërthamore të SHBA-së dhe BE-së në Rusi, si dhe konfiskimin e pronave të qytetarëve të Perëndimit, që i posedojnë në Rusi.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, ka mohuar se kanë marrë një propozim të tillë nga ana e kësaj kompanie.

Por deklarata e tij, bie në kundshtim me deklaratat e ndihmës Presidentit Andrei Belousov dhe ministrit të Ekonomisë Alexei Ulyukayev.

“Jemi duke i shqyrtuar propozimet e Rosneft’, ka thënë ministri Belousov.

Sidoqoftë, në deklaratën e lëshuar nga kompania Rosneft, thuhet se udhëheqësit e saj janë ‘shokuar’, kur kanë parë këtë artikull, sipas të cilëve nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thuhet.

XS
SM
MD
LG