Ndërlidhjet

Kurti shprehet kundër ndërhyrjes së ndërkombëtarëve


Albin Kurti
Albin Kurti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kundërshtuar çdo tendencë të ndërhyrjes nga ndërkombëtaret, në mënyrë që të zgjidhet kriza institucionale në Kosovë.

Duke folur sot në mbledhjen e 17-të të Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, Kurti theksoi se nëse duhet të ketë ndërhyrje jashtë institucioneve, ajo duhet të bëhet nga qytetarët.

“Thaçit i intereson se kjo ndërhyrje të jetë prej ndërkombëtareve, prej ambasadorëve, prej të huajve për kompromis. Ai nuk po thotë se nuk i ka numrat, por po kërkon qeveri gjithëpërfshirëse. Neve na intereson që ndërhyrjen jashtë parlamentare ta bëjnë qytetarët”, tha Kurti.

Kurti ka deklaruar, po ashtu, se shumica parlamentare vazhdon të jetë e vendosur në kundërshtimin e çfarëdo bashkëpunimi me drejtuesit e qeverisë aktuale.

Ai tha se edhe kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, duket i vendosur për të mos e lëshuar qeverisjen.

Derisa e ka kritikuar Hashim Thaçin, Kurti theksoi se ai ka keqpërdorë çdo institucion shtetëror.

Albin Kurti, mëtutje, ka deklaruar se si pjesë e koalicionit pas zgjedhor, me propozimet e tyre janë duke u munduar ta bindin koalicionin LAN, që ta konstituoj kuvendin dhe institucionet, pa marrë parasysh reagimin e PDK-së apo të Gjykatës Kushtetues.

“Tash për tash krerët e shumicës parlamentare nuk besojnë se duhet bërë një zgjidhje siç propozojmë ne. Nëse ata vazhdojnë të hezitojnë, ka gjasë që të fitojë mbështetje interesi i Thaçit, pra që situata të zgjidhet me ndërhyrje prej ndërkombëtarëve”, tha Kurti.

XS
SM
MD
LG