Ndërlidhjet

Rrëzimin e raketës për turizëm e shkaktoi shtypja e një aparati


Ilustrim
Ilustrim

Hetuesit amerikanë thonë se anija e hapësirës e kompanisë së miliarderit Richard Branson ‘Virgin Galactic’ është rrëzuar gjatë fluturimit, për shkak të një aparati të projektuar për ngadalësimin e saj.

Christopher Hart, kryetar i Sigurisë së Transportit Kombëtar, ka thënë me 2 nëntor se hetuesit kanë rënë në përfundim se pilotët gjatë fluturimit kanë shtypur aparatin e ngadalësimit më herët, seç duhej.

Bëhet fjalë për raketën e kompanisë ‘Virgini Galactic’, e cila u rrëzua më 31 tetor në territorin e Kalifornisë.

Raketa ishte e projektuar për turistë, që në të ardhmen të udhëtojnë në hapësirë, dhe ajo u rrëzua gjatë provave, brenda së cilës ishin dy pilotë.

Më shumë se 500 njerëz kanë rezervuar ulëset e tyre për një udhëtim të tillë. Ata kanë paguar nga një depozit prej 200,000 dollarësh për një biletë.

XS
SM
MD
LG