Ndërlidhjet

SHBA: Post i ri për negociatoren Wendy Sherman


Wendy Sherman
Wendy Sherman

Wendy Sherman, negociatore udhëheqëse e Shteteve të Bashkuara për programin atomik të Iranit, do të bëhet ushtruese e detyrës së zëvendës-sekretarit të shtetit.

Departamenti amerikan i shtetit ka kumtuar sot se zonja Sherman do të vazhdoj të jetë edhe nënsekretare e shtetit për çështje politike.

Kështu, Wendy Sherman, praktikisht në të njejtën kohë do t’i mbajë postet numër 2 dhe 3 në Departamentin e shtetit.

Zëvendës-sekretari i shtetit aktual, William J. Burns, në muajin prill e ka shpallur vendim e tij për tërheqje nga ky post.

XS
SM
MD
LG